Kritikat ndaj Muriqit, Sarri i del kundër tifozëve: Do ju largoj të gjithëve

Kritikat ndaj Muriqit, Sarri i del kundër tifozëve: Do ju largoj të gjithëve

Diçka aspak e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në qendrën stërvitore të Lazio, gjatë kohës kur skuadra po kryente stërvitjen.

Në ato momente në qendrën stërvitore ishte edhe një numër i vogël tifozësh, të cilët ndiqnin stërvitjen e skuadrës nga afër. Megjithatë tifozët i kanë dalë kundër sulmuesit Vedat Muriqi, duke iu referuar formës jo të mirë në sezonin e fundit. Në çdo moment kur Muriqi prekte topin, në drejtim të tij shkonin kritika të mëdha nga tifozët.

I mërzitur nga kjo, trajneri Maurizio Sarri ka ndërprerë stërvitjen dhe ka shkuar te tifozët. “Nëse dëgjoj të thoni gjëra të tjera për Muriqin, do kërkoj që të largoheni të gjithë nga aty ku jeni”, u dëgjua Sarri në komunikatën me tifozët.

Një veprim i shkëlqyer i trajnerit që ka dhënë menjëherë mbështetjen e tij për sulmuesin Muriqi, i cili është përballur me vështirësi të mëdha.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy