FIFA është njoftuar së fundmi në lidhje me disa dyshime për miqësoret e Katarit, para nisjes së Botërorit.
Sipas “DailyMail”, institucioni më i lartë i futbollit, është vënë në dijeni, për një numër të lartë penalltish të akorduara në favor të Katarit, në miqësoret e fundit, të cilat u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe larg kamerave.
Media britanike, bën të ditur, se Katari, ka zhvilluar një numër të lartë miqësoresh, ndryshe nga kombëtaret e tjera, ndërsa shton se në këto miqësore, të cilat nuk u transmetuan në TV, janë akorduar shumë penallti, në favor të organizatorëve të Botërorit. E gjitha kjo, thuhet se është bërë që Katari të marrë rezultate pozitive para Botërorit.
FIFA është vënë në dijeni dhe kërkohet të nisë një hetim. Vlen të përmendet se pjesë e miqësoreve te Katarit, ishte edhe Shqipëria, në ndeshjen që u luajt më 9 nëntor, në Marbella të Spanjës, ku Kombëtarja kuqezi u mposht minimalisht, pikërisht me një penallti.



