
Ardit Peposhi, është lojtari më i ri i Teutës. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi durrsak, nëpërmjet faqes zyrtare.
Peposhi rikthehet të luajë në Durrës, ndërsa në sezonin e fundit ishte pjesë e Erzenit në Superiore.

NJOFTIMI I KLUBIT:
Klubi i Futbollit Teuta njofton afrimin e parë të merkatos së verës, duke rikthyer në Durrës mbrojtësin Ardit Peposhi! Mbrojtësi 30-vjeçar bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Erzenit në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Peposhi, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri 2024/2025.



