Aventura e Gattuso te Fiorentina mund të zgjasë pak, trajneri drejt largimit

Aventura e Gattuso te Fiorentina mund të zgjasë pak, trajneri drejt largimit

Gennaro Gattuso mund të largohet nga drejtimi i Fiorentinës, ende pa bërë një muaj si trajner i tyre. Shumica e lojtarëve janë të përqendruar te kombëtaret e tyre, ndërkohë që drejtuesit punojnë për afrimet që do të bëjnë në skuadër.

Pikërisht lëvizjet në skuadër, janë bërë “mollë sherri”, diçka që mund të sjellë edhe largimin e trajnerit. Para se të pranonte të merrte drejtimin e Fiorentinës, Gattuso i kërkoi garanci drejtuesve, për afrimet në merkato.

Dy kërkesat e para të trajnerit, kanë qenë Nico Gonzalez dhe Sergio Oliveira, lojtarë në pronësinë e agjentit portugez, Jorge Mendes, i cili njëkohësisht është edhe agjent i Gattusos.

Afrimi i dy lojtarëve është kundërshtuar nga menaxheri i skuadrës vjollcë Giancarlo Antognoni, i cili e quan si konflikt interesi marrjen e dy lojtarëve. Sipas mediave italiane, këto mospërputhje mes palëve mund të sjellin edhe largimin e trajnerit para kohe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy