Kandidat në Federatën e Atletikës, Shyti: Sakrificë të jesh president në këto kushte, garë mes miqsh

Kandidat në Federatën e Atletikës, Shyti: Sakrificë të jesh president në këto kushte, garë mes miqsh

Pedagogu Artan Shyti, është një nga kandidatët për president në Federatën Shqiptare të Atletikës, me zgjedhjet që do të mbahen të premten e 19 majit.

Duke folur për këtë në emisionin “SportZone” në MCN TV, Shyti deklaroi se është sakrificë për të qenë president i Atletikës në këto kushte ku ndodhen.

Gjithashtu ai deklaroi se nuk pritet të ketë lobim nga faktorë të jashtë, ndërsa shtoi se është në garë mes miqsh.

Unë besoj se komuniteti i Atletikës, është më solid dhe më i qëndrueshëm në kohë. Është një familje e vogël. Të gjithë janë të interesuar që të zhvillohet një proces normal. Atletika është një problem dhe sakrificë të jesh president në këto kushte. Kushdo që kandidon, nuk është për interesa, por për të kontribuar dhe do të jetë një konkurrim interesant dhe serioz. Unë do punoj të jetë kështu, secili ka mendimin e tij.

U krijua situata e tillë, ku miqtë e atletikës më kujtuan të kaluarën kur kemi bërë shumë mirë dhe u hodh ideja për të rikandiduar. Unë e mendova dhe duhet të kontribuoj. Pastaj e ka asambleja në dorë për të zgjedhur, mua apo të tjerët. Është një garë mes miqsh.

Nuk ka lobingje për interesa të caktuara. Ata që ndikojnë në sport në këto zgjedhje, vetëm për sportin nuk e kanë mendjen.

Tre janë kandidaturat e propozuara nga klubet, respektivisht Ferdinand Cani, i cili është në rolin e zëvendëspresidentit, Artan Shyti dhe Taulant Stërmasi. Bëhet fjalë vetëm për një vit mandat, sepse më 2024-ën, në përfundim të ciklit olimpik, të gjitha Federatat do t’i nënshtrohen procesit të rregullt zgjedhor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy