Pano Xhixho: Dy problematikat e javës së gjashtë në Superiore

Pano Xhixho: Dy problematikat e javës së gjashtë në Superiore

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, është shprehur se java e gjashtë në Abissnet Superiore kishte dy problematika, siç është ajo e stadiumeve apo VAR-i. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho tha se pas konfirmimit të trajnerit, te Kukësi ka një bonus të rëndësishëm psikologjik.

“Ne shpesh duhet të kemi kujdes me analizat, pasi i japim krizë ndonjë skuadre dhe javën tjetër ndryshon situata.

Dua të flas për dy problematika. E para është ajo e stadiumeve, pasi po luhen shumë ndeshje në stadiumin e Rrogozhinës. E dyta është ajo e VAR-it, që nuk funksionoi në Korçë, aty ku goli i Dinamos duhej të anulohej, pasi ishte i parregullt.

Kishte ndryshime në formacionin e Vllaznisë, në krahasim nga ndeshja me Dinamon. Ekuilibrin e ndeshjes e prishi goli i shënuar nga Taipi. Thamë para 3-4 ditësh për Latifin, që e ngritëm në qiell dhe e pamë sot se kishte oshilacione.

Di që Kukësi ka marrë një bonus të rëndësishëm psikologjik, me rikthimin e trajnerit. Ditët kur u fol për largimin e trajnerit, Taipi shënoi ndaj Teutës dhe nuk shkoi ta festonte, ndërsa sot kur shënoi Shqiprim Taipi shkoi festoi me trajnerin.”, u shpreh Xhixho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy