
Trajneri gjerman, Andre Breitenreite, mund të marrë drejtimin e Kosovës.
Sipas asaj që raportojnë medias zvicerane “20min.ch”, tekniku gjerman ka pasur së fundmi takime me drejtuesit e Federatës Kosovare të Futbollit.
Trajneri 50-vjeçar është pa punë nga shkurti i këtij viti, kur ndau rrugët me skuadrën gjermane Hoffenheim.
Breitenreite suksesin më të lartë si trajner e ka arritur me skuadrën e Zurich të cilët i udhëhoqi drejt titullit kampion në Zvicër, në vitin 2021.



