Laporta: Messi po kalon një situatë të pakëndshme në Paris, Barcelona është shtëpia e tij

Laporta: Messi po kalon një situatë të pakëndshme në Paris, Barcelona është shtëpia e tij

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u shfaq shumë i lumtur, pasi skuadra e tij fitoi titullin kampion në Spanjë.

Në prononcimin e dhënë pas fitores me Espanyol, Laporta deklaroi se shpreson që ky titull i fituar, të jetë vetëm fillimi i një cikli fitues.

Ne duam që të jetë fillimi i një faze të gjatë me trofe. Lojtarët, Xavi, stafi, punëtorët e klubit, anëtarët e tjerë të bordit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të pasur një ekip më konkurrues.

Nuk do të ketë asnjë problem për rinovimin e trajneri. Ai është një njeri i klubit. Ai i kupton në mënyrë të përkryer rrethanat dhe meriton mirënjohjen e klubit. Xavi e kishte të qartë se donte të bëhej trajner i Barçës. Ndoshta më shumë se unë.

I pyetur për Messin, Laporta e la të hapur mundësinë për një rikthim të argjentinasit, duke thënë se në Paris po kalon një situatë të pakëndshme.

Leo është ende në Paris, por po kalon situata jo të këndshme. Nuk do të doja ta shqetësoja tani. Ne do të përpiqemi të përmirësojmë ekipin në të gjitha linjat. Kam folur me Messin, ne e kemi rregulluar marrëdhënien.

Messi e do Barçën, ai ndjen se ky klub është shtëpia e tij. Arabia? Barça është Barça. Në Arabi ata po bëjnë një punë të mirë, po investojnë, por unë insistoj, Barça është shtëpia e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy