Mauricio Pochettino, opsion për stolin e Tottenhamit

Mauricio Pochettino, opsion për stolin e Tottenhamit

Pas disa viteve e ardhmja e Mauricio Pochettinos mund të jetë përsëri në Premier League.

Argjentinasi aktualisht është pa ekip, emri i të cilit është lidhur me Tottenham Hotspurin në kohët e fundit.

Numri një i stolit i dërgoi ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ në finalen e Champions Leagues në 2019-tën, fatkeqësisht të humbur kundër Liverpoolit.

53 vjeçari spikat për stilin ofensiv dhe për hapësirat që i jep talentëve, të cilët ia shpërblyen besimin në të shkuarën.

Marrëdhëniet e shkëlqyera me drejtuesit e londinezëve, kryesisht me presidentin Daniel Levy natyrisht janë një avantazh për Mauricio Pochettinon, i cili mund të provojë përsëri emocionet e të drejtuarit në Premier League.

Sigurisht muajt vijues do të jenë përcaktues për trainerin e lindur në Murphy të Santa Fe, i cili e njeh rrugën drejt suksesit sepse ka fituar Superkupën e Francës, Kupën dhe Ligue 1 me Paris St Germain.

Vlen për tu përmendur se situata e Tottenham Hotspurit është kritike për momentin në kampionat sepse renditet në vendin e 14-të, ndërsa referuar Europës vijon të përfaqësohet denjësisht në Europa League, kompeticion në të cilin do të përballet në dy çerekfinale kundër Eintracht Frankfurtit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy