
Siç dihet prej kohësh traineri Mikel Arteta i ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit transferimin e një sulmuesi.
Shumë emra kanë qarkulluar së fundmi, ndër të cilët mund të përmendet edhe ai i Christian Kofane.
Kamerunasi po zhvillon një sezon shumë të mirë tek Bayer Leverkuseni i shoqëruar deri më tani me 5 gola në 31 sfida.
Dyert e ‘’ Emirates ‘’ janë hapur për afrikanin për të cilin Stan dhe Josh Kroenke kanë përgatitur çekun prej 50 milionë eurosh.
Kjo shifër është e konsiderueshme duke marrë parasysh edhe faktin se ‘’ Topchinjtë ‘’ janë një ekip që meriton respekt maksimal.
Përpara disa muajve presidenca e ‘’ Aspirinave ‘’ investoi vetëm 5 milionë euro për Christian Kofane kur e bleu nga Albacete dhe duhet theksuar se nëse do t’ia arrijnë qëllimit sigurisht do të dalin ndjeshëm të fituar.
Stili i lojës preferohet nga numri një i stolit të 13 herë kampionëve të Premier Leagues i cili spikat për shpejtësinë, teknikën dhe aftësinë për ti vënë në çdo moment në vështirësi rivalët.
Për drejtuesit e ish fituesve të Bundesligës do të jetë një vendim jo i lehtë sepse pavarësisht se mund të mbushin arkat në aspektin cilësor do të humbnin ndjeshëm.
Parashikohet se lista e pretendentëve do të zgjerohet nëse Christian Kofane do të vijojë me të njëjtin ritëm, një nxënës shembullor në 11-shen e trainerit Kasper Hjulmand.



