Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique, i surprizoi të gjithë, teksa pak ditë para Botërorit, njoftoi tërheqjen nga futbolli.
Për këtë së fundmi ka folur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. Ky i fundit zbuloi edhe arsyen, pse Pique vendosi të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer me Pique, ai është krenar që unë kam qenë presidenti i tij. U soll në një mënyrë shumë korrekte me klubin edhe pse ky sezon ishte paksa i komplikuar për të. Kishte pak hapësira dhe Pique është një fitues i lindur.
Kishte lirinë për ta zgjedhur momentin e tij. Pique tregoi se ishte nga ata futbollistë që e kupton kur është koha për t’u tërhequr. U largua sepse në aspektin sportiv nuk po jepte atë që duhej. Por, Barcelona mbetet gjithmonë shtëpia e Pique, është pjesë e klubit dhe ne jemi gjithmonë të gatshëm për çfarëdo që ai të ketë nevojë.



