Problemi i Realit me Gareth Bale

Problemi i Realit me Gareth Bale

Rikthimi i Gareth Bale tek Tottenham Hotspuri me formulën e huazimit nuk ka shkuar ashtu siç duhet . Me kalimin e kohës uellsiani është shoqëruar nga një problem i vjetër i hasur me së shumti tek Real Madridi që janë dëmtimet konstante .  Deri më tani 31 vjeçari është aktivizuar 1290 minuta me ‘’ Spursat ‘’ të ndara këto  në 27 ndeshje në të cilat ka shënuar në 10 raste dhe ka shërbyer me 3 asiste për shokët e skuadrës.   Me këtë detaj historia ka ndryshuar  sepse traineri i Real Madridit e ka shprehur shpesh herë se është i lodhur me kalvarin e dëmtimeve të  Gareth Bale dhe nuk dëshiron  rikthimin e tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , fakt që ia lë të shtruar rrugën  për vijimin e  eksperiencës në ‘’ White Hart Lane ‘’ .

‘’ Galaktikët ‘’ nuk dëshirojnë të rikthehen mbrapa në kohë sepse do të ishte një disavantazh shumë i madh në funksion të fitimit të gjithë trofeve të mundshëm me në krye atë të Uefa Champions Leagues .  Gjithsesi eksperienca e madhe e Gareth Bale pa  harruar  epokën e vështirë të kaluar parashikohet se nuk do ta lërë në baltë sulmuesin nga Kardifi i cili pikërisht me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ arriti majat në futbollin europian duke u bërë pjesë e një ndër institucioneve më të rëndësishme dhe të suksesshme .  Objektivi i nxënësit të Jose Mourinhos është mospërsëritja e të kaluarës dhe aktualiteti në Premier League ia ka ndryshuar totalisht fytyrën duke e shëndërruar në një lojtar të domosdoshëm për të ashtuquajturin ‘’ The Special One ‘’.

  Statistikat e lartpërmendura janë plotësisht të justifikueshme dhe do ti duhet edhe pak kohë për rikuperimin e nivelit  në një kampionat si Premier League që e njeh shumë mirë .  100 milionët e derdhura për transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll  në merkaton verore të 2013- tës mund të konsiderohen si një investim pozitiv në rast se ky fakt mbështetet tek titujt e fituar me ‘’ Los Blancos ‘’ në tërë këto sezone ndër të cilët numëron : dy kampionate , dy superkupa të Spanjës  , një kupë mbreti , katër  Champions League , tre superkupa Europe , 4 botërorë klubesh .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy