Tirana ka njoftuar largimin e Ardit Hilës. Palët kanë arritur marrëveshjen për mbylljen e bashkëpunimit dhe mesfushori ka dalë lojtar i lirë.
Kjo u bë ë ditur nga vetë klubi bardheblu, ndërsa mësohet se Hila do të vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë, te skuadra e vendlindjes, Elbasani.
Postimi i Tiranës:
Tirana njofton ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit me mesfushorin Ardit Hila. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falënderojmë Hilen për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij.



