Po shkëlqen në Bundesligë, klubi gjerman i vendos sulmuesit klauzolë anti-Bayern

Po shkëlqen në Bundesligë, klubi gjerman i vendos sulmuesit klauzolë anti-Bayern

Christopher Nkunku është një nga sulmuesit më të spikatur në Bundesligë. Me paraqitjet e shkëlqyera te Leipzig, Nkunku, ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të mëdha europiane, që duan ta transferojnë.

Në këtë situatë, drejtuesit e Leipzig, kanë vendosur një klauzolë prej 60 milionë eurosh, për klubet që duan shërbimet e 24-vjeçarit, i cili ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2027.

Gjithashtu “Bild” raporton se klauzola është vetëm për klubet e huaja, pasi në të thuhet se lojtari nuk mund të transferohet te Bayern Munich.

Drejtuesit janë të qartë dhe nuk duan të përforcojnë rivalët e tyre, teksa do të tentojnë t’i vendosin edhe lojtarëve të tjera, klauzola anti-Bayern.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy