Silvio Zogaj, është lojtari më i ri i Erzenit. Klubi shijakas, ka përforcuar sulmin, me lojtarin që vjen pas largimit nga Flamurtari në Kategorinë e Parë.
26-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur me skuadra si Kastrioti, Teuta, Laçi dhe Vllaznia.
Me Flamurtarin këtë sezon, Zogaj ka luajtur në 15 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa tashmë vjen si një përforcim me vlerë për Alfed Deliallisin.



