
VAR-i është bërë pjesë e futbollit prej disa vitesh, por përsëri polemikat për vendimet e marra nuk kanë munguar.
Në lidhje me këtë, ka folur edhe trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti. Ku i fundit tha se nuk është i lumtur për mënyrën si përdoret VAR-i, ndërsa shtoi se arbitrat shkojnë atje për çdo vendim.
Më duhet të flas të vërtetën, nuk jam aspak i lumtur me mënyrën si përdoret VAR-i. Në këtë moment që flasim VAR është bërë më i rëndësishëm se arbitrat në fushë pasi këta të fundit e kanë mendjen të vrapojnë për te ekrani që të marrin vendimet.
VAR u krijua për të shmangur gabimet që ishin të qarta, por tani thërritet më tepër seç duhet në apel. Kjo duhet të ndryshojë, ka ende shumë konfuzion sa i përket edhe prekjes së topit me dorë.



