Bayern, sulm për Gravenberch

Bayern, sulm për Gravenberch

  Bayern Munchen është treguar më i shkathët se Real Madridi , Manchester United  dhe Barcelona dhe tashmë ka dërguar ofertën e parë për Ryan Gravenberch në zyrat e Ajax Amsterdamit.

30 milionë euro kanë destinuar bavarezët për ‘’ Pogbanë e ri ‘’ , lajm i raportuar nga ‘ As ‘ dhe parashikohet se kryeqytetasit do ta marrin në konsideratë dhe gjithashtu  do të shoqërohet nga analiza e detajuar e 19 vjeçari, loja e të cilit ka ardhur në rritje.

Forma optimale e Bayern Munchen vijon të shpaloset edhe në Champions League pasi Bundesliga as që diskutohet për këtë ekip që është drejt fitimit të titullit të 10-të rrjesht dhe me siguri do të shënojë një tjetër rekord në botën e futbollit.

Me shumë meritë Ryan Gravenberch ka avancuar duke marrë duartrokitjet e drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic që po e analizon me  shumë kujdes vijimësinë tek Ajax Amsterdami dhe dyert e ‘’ Allianz Arenas ‘’ tashmë janë hapur .

Julian Nagelsmann kërkon një përzierje talenti me eksperiencën për të vënë në dukje aftësitë jo vetëm të tij por edhe të ndihmësve drejt një objektivi të përbashkët që lidhet vetëm me vijimin në këtë rrugë , pa iu ndarë sukseseve në asnjë moment , qofshin në Gjermani apo në kompeticionet europiane.

 Bayern Munchen është pa dyshim një ndër kandidatët kryesorë edhe për Champions Leaguen dhe në çerekfinale i pret Villareali, një rival i hidhur që i tregoi Juventusit se i duhet akoma përgatitje për fazat me eleminim direkt .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy