Setien: Ishte shumë e vështirë të punoje te Barcelona

Setien: Ishte shumë e vështirë të punoje te Barcelona

Ish-trajneri i Barcelonës, Quique Setien, është shprehur se ishte shumë e vështirë të punoje me skuadrën katalanase. Tekniku i cili u shkarkua nga drejtimi i Barcelonës pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munich 8-2, ka thënë se objektivi i skuadrës atë sezon ishte të fitonin titullin kampion, por sipas tij 6 penalltitë e dhëna në favor të Real Madrid në fund të sezonit, e thelluan diferencën e skuadrave në renditje.

“Ishte shumë e vështirë të punoje te Barcelona. Katalanasit kishin shumë probleme dhe nuk e kisha të lehtë të menaxhoja grupin. Sigurisht që puna jonë ishte e mirë dhe arritëm të krijonim një bazë, por nuk e fituam dot titullin kampion.

Objektivi ishte të triumfonim në La Liga, por nuk duhet të harrojmë që Reali i Madridit mori 6 penallti dhe nuk mund ta kapnim dot më. Por, tani është pjesë e së shkuarës dhe duhet të shoh përpara. Jam gati që të nis një tjetër aventurë për të punuar dhe për të arritur objektiva të tjerë personalë”, u shpreh Setien.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy