Sot në duel pesë ndeshje për javën e 30 të Kategorisë Superiore

Sot në duel pesë ndeshje për javën e 30 të Kategorisë Superiore

Kategoria superiore luan sot të pesë përballjet e saj të vlefshme për javën e 30, ku nuk do të mungojnë edhe duelet interesante.

Në orën 13, luhen ndeshjet e mbijetesës pasi “Skënderbeu” pret “Bylisin” dhe “Apolonia”-“Kastriotin”. Korçarët nuk kanë alternativë tjetër veç fitores përballë mallakastriotëve, në mënyrë që të shkurtojnë diferencën me ta, ndërsa fierakët nëse humbasin sot, shuajnë përfundimisht shpresat për të qëndruar në Superligë.

Në orën 16, vëmendja do të përqëndrohet te kryendeshja e “Laçit” mes kurbinasve dhe “Partizanit” që aktualisht gëzon formën më të mire pas tre fitoreve radhazi dhe 10 golave të realizuar në këto takime.

Të kuqtë do të tentojnë të ruajnë kreun dhe të përfitojnë nga ndonjë ndalesë e “Vllaznisë” që luan në transfertë delikate ndaj “Tiranës”. Bardheblutë synojnë tre pikët pasi duan të kapin zonën e Europës. Tjetër ndeshje e fortë është edhe ajo mes “Kukësit” dhe “Teutës”.

Verilindorët tashmë nuk kanë asnjë objektiv dhe do të mundohen të fitojnë pas mungesës së rezultateve dhe lojës jo të mirë deri në këtë fazë, ndërsa durrsakët pasi lëshuan kreun javën e kaluar do të kërkojnë fitoren.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy