
Java e 9-të e La Ligas do të fillojë me një përballje tejet interesante ndërmjet Rayo Vallecanos dhe Getafes në orën 21.00 . Vendasit do të mundohen të lënë pas shijen e keqe të humbjes në fushën e Almerias ndërsa skuadra e Quique Sanchez Flores do të tentojë ti surprizojë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ pas disfatës në ‘’ Coliseum ‘’ kundër ‘’ Galaktikëve ‘’ të Real Madridit . ‘’ Los Azulones ‘’ fatkeqësisht nuk kanë mundur të fitojnë në transfertë në tre ndeshjet e fundit dhe sot do të synojnë të rikuperojnë terrenin e humbur, ndërsa ‘’ Los Vallecas ‘’ kanë në favor faktin e të luajturit në shtëpi përballë publikut të tyre. Momentalisht , diferenca midis tyre është katër pikë dhe parashikohet një sfidë shumë e luftuar .
Për sa i përket përballjeve , në 14 të tilla Getafe ka triumfuar në vetëm 3 dhe ka barazuar dy herë , ndërsa 9 prej tyre janë fituar nga zotët e shtëpisë. E shtuna do të jetë akoma më interesante, me katër përballje . Në orën 14.00 do të zhvillohet Girona vs Cadiz . Të besuarit e Michel Sanchez do të hyjnë në fushë pas disfatës në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ kundër Atletico Madridit ndërsa andaluzët do të mundohen të shkëputen nga zona e ftohtë e renditjes . Të besuarit e Michel Sanchez vinë pas tre humbjeve radhazi ndërsa miqtë kanë arritur dy barazime dhe 1 fitore në po aq ndeshje.
Ndërsa në 16.15 Valencia e Gennaro Gatussos do të presë në ‘’ Mestalla ‘’ Elchen e cila është e fundit në renditje . Bardhezinjtë po e marrin veten pas atij fillimi të vështirë sezoni dhe sigurisht kanë në favor faktorin fushë dhe aktualisht janë në një pozicion shumë komod , ndërsa skuadra e argjentinasit Jorge Almiron vijon e fundit , arsye e cila e bën të domosdoshme marrjen e një rezultati pozitiv.
Pas tyre andaluzët e Sevillas do të vizitojnë Mallorcan me qëllimin e hedhjes pas shpine të performancës negative në Champions League , kompeticion në të cilin pas 4 sfidave , ekipi i Julen Lopeteguit akoma nuk e ka shijuar fitoren . ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë shumë larg të shkuarës ndërsa Mallorca gëzon një pozicion me komod, aktualisht e 12-ta në tabelë. Mbrëmja do t’ia lërë vendin një supersfide midis Athletic Bilbaos dhe Atletico Madridit. Ekipi i Ernesto Valverdes ka impresionuar deri në këtë stad të sezonit dhe aktualisht është afër Europës .
Pas barazimit në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ , ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të kërkojnë medoemos fitoren për të konsoliduar vendin në renditje ndërsa ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë vetëm një pikë larg tyre. Ecuria jo e mirë e të besuarve të Cholo Simeones u reflektua edhe në barazimin pa gola në mesjavë kundër Club Brugges , ekip i cili po surprizon në grupet e Champions Leagues. Në përgjithësi ‘’ San Mames ‘’ ka rezultuar një fushë shumë e vështirë dhe parashikohet një sfidë e luftuar , sidomos pas ecurisë pozitive të zotëve të shtëpisë.
E diela do të jetë po aq emocionuese , ditë në të cilën ndeshja hapëse do të jetë Celta Vigo vs Real Sociedad . Pas humbjes në ‘’ Camp Nou ‘’ bardhekaltërit do të shfrytëzojnë faktorin fushë për ta kaluar me sukses por ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ po kalojnë një moment shumë të mirë , të reflektuar edhe në Europa League , kompeticion në të cilin po arrijnë suksese dhe aktualisht dominojnë me katër fitore rradhazi në grupin E. Fusha e ‘’ Balaidos ‘’ gjithmonë ka rezultuar një pengesë e vështirë për tu kaluar por entuziazmi i të besuarve të Imanol Alguacil besohet se do të rezultojë asi nën mëngë për të vijuar me serinë e rezultateve pozitive.
Në orën 16.15 do të zhvillohet ‘’ Superclasico ‘’ e shumëpritur ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës . Kampionët në fuqi të Champions Leagues do të kërkojnë të vijojnë me protagonizmin , sidomos në këtë sfidë e cila ka një domethënie të veçantë. ‘’ Galaktikët ‘’ e Carlo Ancelottit dhe ‘’ Los Cules ‘’ e Xavi Hernandezit vinë pas dy barazimeve në mesjavë , kundër Shakhtar Donetsk dhe Interit por aktualisht katalanasit kryesojnë renditjen , me një golavarazh më të mirë. Sigurisht, për sa i përket performancës në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube kryeqytetasit kryesojnë me shumë meritë grupin F , ndërsa Barcelona po përjeton një moment tejet delikat dhe është me një këmbë jashtë fazës së grupeve.
Pas tyre do të zhvillohet Espanyol vs Valladolid . Pas barazimit në fushën e Cadiz , zotët e shtëpisë do të kërkojnë shkëputjen nga zona e ftohtë , ndërsa Valladolid do të synojë 3 pikët pas rezultatit me rrjeta të paprekura kundër Real Betisit , surprizës në Europa League. Ndeshja mbyllëse do të luhet në ‘’ Benito Villamarin ‘’ ku ‘’ Los Verdiblancos ‘’ do të presin Almerian . Të besuarit e Manuel Pellegrinit vijojnë me sukseset si në La Liga ashtu edhe në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia ndërsa Almeria vjen pas fitores në shtëpi kundër Rayo Vallecanos . Java e 9-të do të përfundojë të hënën në mbrëmje me sfidën ndërmjet Villarealit dhe Osasunas .
Nxënësit e Unay Emery-t po shkëlqejnë edhe në Europa League , në të cilin i kanë fituar katër ndeshjet e para dhe praktikisht kanë vulosur kualifikimin për më tej por edhe Osasuna mbetet një rival për tu respektuar dhe momentalisht është shumë afër zonës së Europës. Me një trainer ekspert si spanjolli ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ është më e avantazhuar për arsye të faktorit fushë por ekipi nga Pamplona e ka treguar se mund të befasojë çdo rival , ashtu siç e bëri edhe në transfertën e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ në të cilën surprizoi Real Madridin duke i marrë një barazim.



