Mesfushori i Brighton, Enock Mwepu, është detyruar të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 24-vjeçare.
Problemet me zemrën, të trashëguara, kanë detyruar lojtarin të tërhiqet. Pas analizave të detajuar mjekësore, Mwepu iu bë e ditur që nuk duhet të vazhdojë më të luajë futboll, pasi problemet mund të jenë fatale për jetën.
I gjendur në këtë situatë, 24-vjeçari nga Mozambiku, ka vendosur të tërhiqet, me shumë keqardhje, pasi po ngjiste shkallët e karrierës, duke luajtur në një kampionat të madh si Premier League.



