Argjentina do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo ndaj Bolivisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Kampionët e botës, i pret një sfidë e vështirë në transfertë, për shkak të kushteve ku do të luhet ndeshja.
Stadiumi i Bolivisë është në një lartësi 3637 metra mbi nivelin e detit dhe oksigjeni nuk është i mjaftueshëm për të bërë një ndeshje futbolli normale.
Në këtë situatë, tek Argjentina kanë menduar një zgjidhje të veçantë. Sipas raportimeve të fundit, mjekët e kombëtares, do i japin lojtarëve viagra.
Arsyeja? Sipas mjekësisë sportive, viagra stimulon qarkullimin e oksigjenit nëpër gjak dhe ndihmon në frymëmarrje dhe si pasojë minimizon lodhjen.



