
Barazimi në minutat e fundit ndaj Egnatias, i hoqi vendin e parë Partizanit dhe situata e të kuqve në këtë moment, nuk është nga më të mirat.
Sikur të mos mjaftonte vendi i dytë, Partizani duhet të përballet edhe me dëmtimet. Në fundjavë, kryeqytetasit do të përballen me Laçin, një sfidë ku fitorja është detyrim.
Për këtë ndeshje, e sigurt do të jetë mungesa e sulmuesit Tedi Cara, i cili ndjen dhimbje në gju, pas dëmtimit në ndeshjen me Egnatian.
Një tjetër lojtar me probleme është maqedonasi Atanasoski. Mbrojtësi nuk udhëtoi me skuadrën në fushën e Egnatias ndërsa është në luftë me kohën ashtu si edhe Maget e Telushi të cilët po punojnë të diferencuar.



