Pesë ndeshje europiane në MCN TV, Dyrnjaja: U surprizova, kokëfortësi që vlen për publikun

Pesë ndeshje europiane në MCN TV, Dyrnjaja: U surprizova, kokëfortësi që vlen për publikun

MCN TV, do të sjellë live dhe ekskluzivisht për të gjithë sportdashësit shqiptarë, pesë ndeshjet europiane, të turit të parë në Champions League dhe Conference League. Në lidhje me këtë, në emisionin “SportZone”, foli gazetari Denis Dyrnjaja, i cili u shpreh se mbeti i surprizuar nga kjo lëvizje. Referuar të drejtës televizive të siguruar nga MCN TV, Dyrnjaja deklaroi se është një kokfortësi e cila vlen për publikun. “Është një ngjarje që mbush këtë korrik të thatë, nga pikëpamja e zhvillimeve sportive. Unë vetë u surprizova, kur MCN mori pesë ndeshjet europiane. Më ka dhënë entuziazëm dhe është një nga rastet e rralla, kur unë vij vetë në studio. Dua shumë ta bërtas këtë, që MCN tregoi një kokëfortësi që vlen për publikun. Është një eventimet shumë i nevojshëm. Jemi në startin e eventeve të mëdha. Meksi është një aventurier pozitiv, për të marrë përsipër gjëra, që të tjerët i mendojnë 100 herë. Kjo lëvizje e ndihmon tregun. Thyen monotoninë e zakonshme. Krijon një oksigjen të ri televiziv. Unë jam tifoz i Tiranës, por do të jem në stadium për Partizanin. Kam një ndjesi pozitive, për kalimin e turit. Mendoj se Egnatia do të jetë hirushja e skuadrave shqiptare në Europë.”, deklaroi Dyrnjaja. Në ekranin e MCN TV, do të transmetohet dy ndeshjet e Partizanit ndaj Bate Borisov në turin e parë të Champions League, dy ndeshjet e Egnatias ndaj armenëve të Ararat dhe sfida e Tiranës me Dinamo Batumi në turin e parë të Conference League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy