
Ditët e fundit të merkatos do të demostrojnë limitet e çdo skuadre në lidhje me afrimin tek objektivat . Arsenali i Mikel Artetas ndodhet në një proçes rindërtimi dhe e ka të qartë se duhet të japë më të mirën për të evituar problemet deri në fundin e sezonit.
Sipas ‘ Corriere dello Sport ‘ ‘’ Topchinjtë ‘’ janë interesuar për Ruben Neves , lojtar që ka bërë shumë për Wolverhampton dhe konsiderohet i padiskutueshëm nga Nuno Espirito Santo .
Problemet e londinezëve me Xhakën dhe gjithashtu me të grumbulluarit në Kupën e Afrikës si El Neny dhe Thomas Partey e kanë shtuar përgjegjësinë e trainerit spanjoll për mos ti lënë ‘’ The Gunners ‘’ të gjymtuar dhe 24 vjeçari mund të rezultojë një zgjedhje cilësore nga numri një i stolit.
Fakti se flitet për 13 herë kampionët e Premier Leagues të cilët aspirojnë për sigurimin e një vendi në 4-she, imponohet vetvetiu firmosja me komponentë që mund ti ndihmojnë për të avancuar por në lidhje me Ruben Neves situata do të jetë shumë e komplikuar sepse konsiderohet një lider tek Wolvesi dhe gëzon mbështetjen e të gjithë klubit në veçanti bashkombasit të tij .
Për më tepër vlera e kartonit arrin 40 milionë eurot dhe ‘’ Ujqërit ‘’ e kanë rritur kërkesën në 50 milionë për arsye se pretendojnë të zgjidhin sadopak problemet e theksuara ekonomike dhe Arsenali kërkon të ‘’ shpëtojë ‘’ një sezon i cili deri në fund mund ti lërë përsëri me gisht në gojë nëse nuk tregohet efikas në fazën më të nxehtë të merkatos .
Rëndësia në 11-shen e Nuno Espirito Santos është kanalizuar në 2 gola dhe 1 asist në 21 ndeshje por fundi i merkatos mund ti sigurojë një tjetër eksperiencë duke qenë se Wolverhampton nuk gëzon financa të shëndosha dhe Arsenali po kërkon prej një kohe të gjatë të ndihet përsëri i rëndësishëm në ligat pjesëmarrëse.



