
Federata Daneze e Futbollit ka nisur një hetim, në lidhje me një ngjarje të ndodhur para ndeshjes me Moldavinë.
Raportohet se para ndeshjes me Moldavinë, të cilën Danimarka e fitoi me shifrat 0-4, disa prej lojtarëve të këtyre të fundit kanë organizuar një festë me disa punonjëse të hotelit moldav ku qëndronin.
Vetë pronari i hotelit ka bërë të ditur se pasi është njoftuar për këtë, ka pushuar nga puna dy prej punonjëseve, të cilat kishin thyer rregullat, duke organizuar festë me lojtarët e Danimarkës, në ambientet e hotelit.
Gjithashtu ka nisur edhe një hetim për disa lojtarë të Danimarkës, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur dhe në rast se kjo rezulton e vërtetë, atëherë ata rrezikojnë penalizim.



