Barushi: Penalltia e Vllaznisë nuk ishte, rasti i Zabergjës nuk ishte simulim

Barushi: Penalltia e Vllaznisë nuk ishte, rasti i Zabergjës nuk ishte simulim

Drejtori i Dinamo City, Ermal Barushi, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku kryeqytetasit barazuan 1-1 ndaj Vllaznisë.

Barushi doli kundër vendimeve të arbitrave, duke thënë se penalltia e Vllaznisë nuk ishte, ndërsa shtoi se rasti i Zabërgjës nuk ishte simulim.

Ne nuk po përpiqemi të kontestojmë. Në një rast është penallti e lehtë, ndërsa në rastin tjetër, nuk mund të jetë penallti, por kishte prekje dhe nuk mund të jepej simulim.

Te penalltia ka një fërkim të lehtë, nuk mund të jetë penallti. Për mua nuk është penallti. Ne jemi në javën e shtatë dhe kemi marrë 5 penallti kundër.

Kartoni i kuq? Si mund të rrëzohet një person ashtu me të dyja këmbët. Është lojtar që bie në ritëm. Për mendimin tim, ajo e Zabërgjës ishte penallti. Nëse nuk është penallti, nuk ka si të jetë simulim, sepse ka kontakt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy