
Problemet e theksuara në aspektin ekonomik, prej vitesh tashmë janë një ndër faktorët e ecurisë së dobët të Barcelonës, në të gjitha kompeticionet.
Merkatoja e verës si për çdo ekip, në veçanti për ‘’ Los Azulgranas ‘’ do të jetë me shumë rëndësi, drejtuesit e të cilëve konsiderojnë se kupa është mbushur dhe duhet me patjetër ta ndryshojnë historinë në sezonin vijues.
Gjithashtu priten edhe disa largime nga ‘’ Camp Nou ‘’ për ta patur më të lehtë arritjen e objektivave.
Xavi Hernandez vijon të bëjë maksimumin për skuadrën e zemrës, edhe pse rezultatet nuk kanë rezultuar ashtu siç priteshin.
Alejandro Balde është bërë pjesë e listës, për të cilin dy gjigandë të Premier Leagues si Manchester City dhe Manchester United janë interesuar.
Për mbrojtësin do të kemi një derbi shumë të luftuar, lojtar i cili mund ti japë një tjetër ritëm krahut të majtë.
Në vitet e fundit 20 vjeçari është konsideruar një ndër lojtarët më premtues, produkt i akademisë ‘ La Masia ‘, i rëndësishëm gjithashtu edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.
Numri një i stolit të kuq e bluve ka provuar disa elementë në këtë pozicion gjatë sezonit aktual, si përshembull Joao Cancelon dhe Hector Fort, të cilët mund ta përshpejtojnë largimin e Alejandro Baldes nga Katalunja gjate merkatos së verës.
Potenciali i ‘’ Qytetarëve ‘’ dhe ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ nuk ka nevojë për koment dhe drejtuesit e ish fituesve të La Ligas do të tentojnë të përfitojnë nga ky fakt në përfundimin e sezonit.



