
Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas barazimit 1-1 ndaj Marsaxlokk.
Shehi deklaroi se kundërshtari kishte lojtarë cilësorë, ndërsa theksoi se ekipi do të kërkojë kualifikimin në sfidën e kthimit pas një jave në Maltë.

Futboll luajnë të gjithë. Kundërshtari kishte lojtarë cilësore, ka stacionet e veta ku ndërtojnë lojën. Lojtarët i ka nga vendet e Amerikës Latine. U munduam të bënim gjithçka, kishim rastet tona. Po të kishim shfrytëzuar rastet, do të kishim rezultat më të mirë. Kualifikimi është me 2 ndeshje, të rikuperojmë forcat dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër.
Kundërshtari në pjesën e dytë u mbyll, pjesa e parë ishte tablo tjetër. Provuam me krosime nga linja e dytë dhe goditjet nga distanca. E filluam ndeshjen keq, shënuam shpejt, një mos përqendrim na shkaktoi barazimin. Skuadra u mundua të bënte më mirë, doli përpara portës. Dëshira e madhe për ta fituar bëri që të gabojmë në situata që mund t’i kishim zgjidhur më mirë. Kemi 1 javë kohë, kjo është ndeshja jonë e parë zyrtare. Na duhet qartësi dhe freski. Do punojmë këtë javë, për të gjetur pikat ku duhet të përmirësohemi. Do të shkojmë atje për kualifikimin.
Do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Europë, por objektivi është që të kualifikohemi në Maltë.



