
Klubi grek, AEK, ka reaguar, për banderolën e shfaqur në ndeshjen e Europa League ndaj Ajax, në të cilën shkruhej “Kosova është Shqipëri”.
AEK-u e quan të neveritshme është që ndodhi, ndërsa shkruan se po punohet për të gjetur personat që e bënë dhe për t’i përjashtuar përjetësisht nga stadiumi.
"AEK shpreh neverinë e tij dhe dënon pa mëdyshje daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. Një pankartë e cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të klubit tonë, as sigurisht me atë që ai përfaqëson që nga themelimi i tij.
AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka ndërmarrë, kundër luftës.
Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, AEK deklaron se nuk do të qëndrojë duarkryq. Tashmë po nisim aksionet për gjetjen e përgjegjësive për shfaqjen e banderolës, që me të drejtë trazoi masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu e ka kundërshtuar ashpër.
Do t’i gjejmë patjetër përgjegjësit dhe do t’u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumin tonë.", shkruan klubi grek.
Kujtojmë se pak ditë me parë, ishin tifozët e Olympiacos, të cilët shpalosën një banderolë në të cilën shkruhej: “Kosova është Serbi”.



