
Orët e fundit tek Juventusi kanë rezultuar shumë përcaktuese për një ndër yjet e bardhezinvje .
Më në fund torinezët kanë vënë në merkato Paulo Dybalan lëvizje të cilën e ka faktuar zëvëndëspresidenti Pavel Nedved.
Një hap të tillë çeku e ka bërë në përputhje të plotë me eksperiencën e ndërlikuar që është duke hasur argjentinasi me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ gjatë sezonit aktual pa lënë në harresë situatën e kampionëve në fuqi të Serisë A që mbeten shume larg periudhës së dominimit total sidomos në kampionat .
Në lidhje me këtë situatë ish mesfushori i mirënjohur ka deklaruar kështu :
“ Prezenca e Dybalas tek Juventusi na ka ndihmuar shumë sepse është një golashënues i lindur . Kontrata e tij merr fund pas një viti por me kalimin e kohës do ta rivlerësojmë këtë situatë për ti dhënë zgjidhjen e merituar “ , përfundoi Pavel Nedved për prestigjozen italiane ‘’ Il Corriere Dello Sport ‘’.
Një pikë referuese e kësaj historie është se për të ashtuquajturin ‘’ La Joya ‘’ me siguri nuk do të bëhen oferta marramendëse si ajo e Barcelonës në 2017-tën që arriti deri në 170 milionë euro.
Arsyeja është fare e thjeshtë për tu kuptuar . Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar dëme galopante në arkat e skuadrave me emër në arenën europiane , fakt që automatikisht ia redukton shanset për tu hedhur në sulm për firmosjen me lojtarë të kalibrit botëror.
Duke iu referuar këtij rasti ofertat e vetme që kanë mbërritur në adresë të 36 herë kampionëve të Serisë A janë ato të Chelseat dhe Tottenhamit që nuk i kalojnë 45 milionë eurot.
Megjithatë ky aspekt edhe pse fuqizohet me kalimin e kohës Juventusi është vënë në ndjekje të dy elementëve shumë të njohur të kontinentit të vjeter siç janë Antoine Griezmann dhe Mauro Icardi , tratativa që do të varen nga ecuria e negociatave gjatë merkatos verore .
Sezoni për 27 vjeçarin nga Laguna Larga vazhdon të mbetet shumë i luhatur sepse ka shënuar vetëm 3 herë në 15 ndeshje ,aspekt që i jep shumë të drejtë drejtuesve të Juventusit për një vendimarrje të tillë .



