
Atletico Madridi vijon ti hapë rrugë largimeve nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. Këtë herë është Marcos Paulo që u transferua nga Fluminense për shifrën e 20 milionë eurove dhe Diego Simeone ka menduar ti japë mundësinë e zhvillimit tek një tjetër skuadër për tu adaptuar ashtu siç duhet me futbolli europian.
Sipas prestigjozes As një ndër destinacionet që po mendohet për sulmuesin e talentuar është liga portugeze , konkretisht tek modestët e Famalicaos .
Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve besohet se do të jenë një faktor determinant për këtë transferim sepse në të kaluarën bashkpunuan në lidhje me huazimin e Nahuel Perez .
Prezenca e lojtarëve si Carrasco apo Lemar do t’ia vështirësonin shumë aktivizimin Marcos Paulos dhe zgjidhja më e mirë është transferimi në futbollin portugez , atje ku do ti duhet të demostrojë se kryeqytetasit nuk kanë gabuar me blerjen e tij .
Në vijim talenti brazilian do të ketë shumë punë për të bërë sepse konkurrenca tek Atletico sa vjen e vështirësohet sepse është një ndër skuadrat më të forta të kontinentit të vjetër , e cila do ta fillojë sezonin e ri si kampionia në fuqi e La Liga-s , trofe që e fituan pas 6 vitesh luftë me Barcelonën dhe Atletico Madridin .



