

Sipas prestigjozes britanike, drejtuesit e zikaltërve mund ta konsiderojnë një ofertë rreth 30 milionë euro për 26 vjeçarin, i cili gjatë dy sezoneve e ka bërë krenar trainerin Gian Piero Gasperini, tejet përcaktues në vijimësinë e këtij klubi. Shpejtësia dhe efikasiteti në triblime janë dy komponentë të cilët e kanë avantazhuar Ademola Lookman gjatë sfidave, me një Atalantë që i ka befasuar të gjithë me performancën në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia. 15 gola dhe 8 asiste në 43 sfida e kanë bërë një protagonist të padiskutueshëm në ofensivën e bergamaskëve, një ekip të cilin asnjëherë s’duhet ta nënvlerësosh sepse të befason atëherë kur nuk e pret.



