Reja: San Marino kundërshtar i organizuar, nuk ka çështje Kamberi (VIDEO)

Reja: San Marino kundërshtar i organizuar, nuk ka çështje Kamberi (VIDEO)

Edy Reja e ka mohuar që në skuadrën kombëtare të ketë një çështje Florian Kamberi. Ndryshe nga çfarë është folur sipas italianit futbollisti është në skuadrën kombëtare, por ka një lëndim dhe nuk do jetë I disponueshëm kundër San Marinos, kundërshtar me të cilin kuqezinjtë do përballen nesër.

Përsa i përket ndeshjes, Reja i druhet kundërshtarit pavarësisht se renditet i fundit në listën e FIFA-s. Trajneri thotë se nuk do të eksperimentojë me formacionin.

“San Marino është një ekip shumë i organizuar, nuk do jetë aspak një kundërshtar i lehtë. Nuk e kam ndërmend të bëj eksperiemte me formacionin, por në bashkpunim me doktorët dhe fizioterapistët do të vendos se kush luan. E sigurtë është se në portë do jetë Strakosha,”-deklaroi trajneri.

Për këtë ndeshje Reja nuk do të ketë të disponueshëm siç dihet Kumbullën e dëmtuar dhe Gjasulën për shkak kartonash, ndërsa tani e sigurtë edhe se do të mungojë Kamberi, Roshi, por edhe mesfushori Nedim Bajrami, pasi nuk ka marrë lejen nga FIFA për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Ndërkohë pranë trajnerit Reja në konferencë ka qenë i pranishëm edhe Elseid Hysaj, i cili për shkak se Berisha do ta nisë nga stoli do jetë kapiten. Hysaj fillimisht foli për humbjen me Anglinë, ndërsa shtoi se kundër San Marinos kuqezinjtë luajnë vetëm për tre pikët.

“Humbja ndaj Anglisë nuk na bëri shumë përshtypje në anën e moralit, sepse e dinim që ishte një kundërshtar shumë i vështirë. Luajmë vetëm për 3 pikët ndaj San Marinos. Kemi një skuadër shumë të mirë me një trajner të shkëlqyer,”-tha kapiteni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy