Hajdini: Presidenti Bardhi, i vetmi i pafajshëm te Dinamo

Hajdini: Presidenti Bardhi, i vetmi i pafajshëm te Dinamo

Gazetari i sportit, Edi Hajdini, i ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli për dy ndeshjet e ditës së sotme, që do të luhen në Abissnet Superiore. Sipas tij, Partizani e ka detyrim fitoren ndaj Laçit, ndërsa shtoi se Vllaznia nuk do e ketë të lehtë ndaj Kastriotit.

Partizani-Laçi, pritet një sfidë e fortë, pavarësisht rasteve të fundit. Kurbinasit nuk po kalojnë nëj formë të mirë, duken komodë në vendin e dytë dhe nuk pretendojnë titullin.

Partizani do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë, ndonëse luan në “Elbasan Arena”. Fitorja për të kuqtë është detyrim në këtë sfidë.

Nuk e di pse mund të quhet e lehtë në letër sfida ndaj Kastriotit për Vllazninë. Krutanët janë skuadra e dytë më e mirë pas Tiranës në këtë pjesë të dytë të sezonit. Vllaznia ka një provë të vërtetë ndaj Kastriotit. Ngërçi i vetëm te Vllaznia është mungesa e tifozëve. Nëse dikur “Loro Boriçi” ishte një fortesë e fortë për vendasit, këtë sezon nuk e ka atë stofin që lojtari i 12-të të jetë në krahun e skuadër.

Hajdini komentoi edhe situatën te Dinamo, që duket me një këmbë në Kategorinë e Parë. Ai deklaroi se presidenti Ardian Bardhi, është i vetmi i pafajshëm në këtë situatë. Hajdini tha se është pesimist për të ardhmen e skuadrës kryeqytetase dhe shtoi se e shikon shumë të vështirë mbijetesën.

Të gjithë opinionit sportiv i vjen keq për Dinamon në këtë moment. Vendi i Dinamos nuk është aty ku ndodhen, janë me një këmbë në Kategorinë e Parë. Lojtarët janë përgjegjësit kryesorë dhe thonë se do dalin nga kjo situatë.

Presidenti Bardhi, është i vetmi që në këto raste nuk ka faj. Një situatë e tillë është e pa tolerueshme. E shikoj shumë të vështirë mbijetesën për Dinamon. Klubi është i administruar dhe menaxhuar keq. Ibraimi nuk po e tregon dot veten. Morën disa lojtarë nga Apolonia, Skukën nga Korabi dhe Chinedu që unë habitem si vazhdon të luajë akoma. Duhet të ishin afruar lojtarë të tjerë, që të garantonin gola dhe lojë të mirë. Jam pesimist për të ardhmen e klubit, sepse presidenti i ka provuar të gjitha, duke zbritur në fushë dhe gjëra të tjera.

Vetëm të dalin lojtarët tani dhe të thonë që nuk duan rrogat. Janë ata përgjegjësit kryesorë për këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy