Shorti i Shqipërisë, Gjasula: Rusia favorite, por mund t’ia dalim

Shorti i Shqipërisë, Gjasula: Rusia favorite, por mund t’ia dalim

Pasi Shqipëria mësoi rivalët e grupit në Ligën e Kombeve, ka folur edhe mesfushori Klaus Gjasula. Ky i fundit nuk e cilëson grupin si të lehtë dhe shton se do të ketë ndeshje të vështira.

Teksa e cilëson Rusinë si favoriten e grupit, Gjasula thotë se Shqipëria ka treguar se mund të përballet edhe me kundërshtarë të vështirë.

“Shorti ishte shumë interesant dhe besoj që kemi një grup që nuk është i lehtë, sidomos me Rusinë që e shohim favorite në këtë grup. Besoj se do të jenë ndeshje shumë të vështira, por gjithsesi ne kemi cilësitë tona dhe kemi treguar që mund të përballemi edhe me ekipe si Polonia ose edhe Rusia, prandaj besoj që i kemi mundësitë. Po të bëjmë paraqitje të mira dhe të kemi pak fat në anën tonë, mund t’ia dalim. Por prapë, është një rrugë e gjatë dhe duhet të jemi shumë të fokusuar e të përballemi me këto kombëtare të tjera”, u shpreh për Klaus Gjasula.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy