Dede: Partizani ka marrë një lojtar shumë të mirë, Teuta është përmirësuar

Dede: Partizani ka marrë një lojtar shumë të mirë, Teuta është përmirësuar

Trajneri Nevil Dede, tha se ndeshja mes Teutës dhe Partizanit nuk ishte ashtu siç e kishte menduar ai. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede u shpreh se Partizani ishte shumë atraktiv, teksa për Teutën tha se është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar.

Si javë e parë, ka një prodhim golash. Atraktive si javë. Është fillimi i sezonit, nuk janë të gjitha përgjigjet të sakta. Mendoj se ka shumë sulmues, sidomos ekipet që kanë shënuar, kanë bollëk lojtarësh përpara. Numri i madh i golave kënaq më shumë njerëzit. Por mund të thuash edhe atë tjetrën, që ka probleme në mbrojtje.

Në mënyrën se si Teuta dhe Partizani vinin para ndeshjes, mendoja se do të bëhej një ndeshje tjetër. Ardhja e Kaçes, është pjesë e rëndësishme e kampionatit. Do i japë bukuri Partizanit dhe kampionatit. Partizani e dominoi ndeshjen, në 30 minutat e para. Pas pësimit të golit, pashë një Partizan, që nuk besonte se mund të bënte diçka më shumë.

Partizani ka shumë lojtarë. U shfaq shumë akademik, që lëviz topi shumë ngadalë. Teuta them që në pjesën e dytë u kthye skuadra e sezonit të kaluar, duke bërë presion. Durrsakët kanë lojtarë të mirë, janë përmirësuar nga sezoni i kaluar. Kallaku është sekreti nëse do ketë apo jo sukses Teuta. Për mua Kaçe te Partizani do bëjë diferencën, të kuqtë kanë marrë një lojtar shumë të mirë”, u shpreh Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy