Ahmataj: Pauza ka ndikuar negativisht te Kukësi

Ahmataj: Pauza ka ndikuar negativisht te Kukësi

Trajneri Julian Ahmataj, ka analizuar ndeshjen mes Kukësit dhe Dinamos, e cila u fitua minimalisht nga kryeqytetasit. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Ahmataj u shpreh se pauza e kampionatit ka ndikuar negativisht te Kukësi, pasi ka ulur ritmin e verilindorëve.

Sipas Ahmatajt, Dinamo besoi deri në fund te fitorja, por përsëri kishin probleme në mbrojtje.

Ne pamë një ritëm të ulët të Kukësit dhe pauza e kampionatit ka ndikuar negativisht te verilindorët. Dinamo në radhë të parë po luante pa sulmues të mirëfilltë dhe me 6 mesfushorë. Lilaj me ardhjen e tij, ka sjellë në ekuilibër dy lojtarët e tjerë dhe kjo e ka bërë skuadrën më të fortë.

Dinamo besoi në rezultat dhe e meritoi fitoren. Meritoi që të mos e humbiste ndeshjen. Megjithatë problemet janë aty. Mbrojtja e Dinamos çedoi sërish. Pamë disa elemente që tregojnë se kanë probleme në mbrojtje.”, deklaroi Ahmataj.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy