Barcelona ndez motorrët për Vlahovic

Barcelona ndez motorrët për Vlahovic

Sanksioni ndaj Juventusit , skuader të cilës iu hoqën 15 pikë , sigurisht ka rezultuar një situatë e papritur për drejtuesit dhe lojtarët .

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po përjeton një moment të vështirë dhe duke qenë se jemi afër fundit të merkatos dimërore , Barcelona i ka trokitur në derë për Dusan Vlahovic.

Serbi pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez , për të cilin Joan Laporta është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro.

Traineri spanjoll është i vetëdijshëm se ‘’ Los Cules ‘’ duhet të shtojnë forcat në ofensivë dhe ishi i Fiorentinës e ka impresionuar me paraqitjet e bëra.

Bardhezinjtë rrezikojnë ndjeshëm pjesëmarrjen në Europe në sezonin e ardhshem dhe nëse s’do ta sigurojnë deri në fundin e aktualit, shumë lojtarë mund ti japin lamtumirën torinezëve.

Megjithatë edhe spanjollët duhet të bëjnë një sakrificë për arsye se s’duhet të kalojnë limitin e pagave dhe për afrimin e lojtarëve cilësorë konsiderohet i domosdoshëm largimi i disa të tjerëve që nuk e kanë bindur ish mesfushorin , kampion Europe dhe bote me ‘’ La Furia Rojan ‘’.

Ishi i Fiorentinës e ka demostruar se e pret një e ardhme e ndritur por ‘’ Blaugranët ‘’ duhet të bëjnë kujdes sepse në të kaluarën edhe Arsenali u interesua për shërbimet e golashënuesit 22 vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy