Manchester United deklaron dy objektiva

Manchester United deklaron dy objektiva

  Pesimizmi në ‘’ Old Trafford ‘’ vijon të fitojë terren , sidomos pas disfatës në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Brightonit e humbur me shifrat 2-1.

Pavarësisht se koha është shumë e shkurtër , Erik Ten Hag-ut i duhet ende kohë për tu adaptuar tek Manchester United , ekip që i ka të gjitha shanset për të avancuar .

Anglezët akoma nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët me Barcelonën për transferimin e Frenkie de Jong dhe e konsiderojnë një minus humbjen e kohës , arsye e cila i ka orientuar drejt të tjerë objektivave.  

Sipas ‘ The Athletic ‘ 20 herë  fituesit e Premier Leagues ia kanë shkelur syrin Adrien Rabiot, lojtar që mban mbi supe një eksperiencë të konsiderueshme me Parisin, ekip të cilin e përfaqësoi në 227 sfida dhe me Juventusin  ku numëron 129 të tilla ndërsa me Francën 29.

As sulmi nuk ka mbetur prapa , pozicion për të cilin në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ po qarkullon emri i  Marko Arnautovic.

Austriaku u aktivizua tek  Bologna në sezonin e kaluar duke kontribuar me 14 gola dhe Erik Ten Hag e njeh mirë të shkuarën e 33 vjeçarit sepse ishin pjesë e Twentes në Eredivisie. 

Sipas ‘ The Athletic ‘ operacioni mund të përfundojë  për shifrën e 8 milionë eurove dhe do të ishte një hap shumë i suksesshëm i shtatlartit të ofensivës sepse ti bashkohesh Manchester United është një arritje shumë e madhe për çdo lojtar.  

Të besuarit e Erik Ten Hag do të performojnë në Europa League gjatë sezonit vijues , kompeticion që po fiton shumë pikë gjatë viteve të fundit por sigurisht i preferuari i ‘’ The Red Devilsave ‘’ mbetet Uefa Champions League.

 

            

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy