
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, i ka dalë në mbrojtje lojtarit të tij, Sadio Mane, me këtë të fundit që kishte një sherr me shokun e skuadrës, Leroy Sane.
Tuchel deklaroi se Mane ka kërkuar falje të sinqertë, ndërsa shtoi se është avokati i tij në këtë situatë.
Unë Mane e njoh si një profesionist të nivelit të lartë. Nuk e shoh fajtor dhe ai ka mbështetjen time të plotë.
Kërkoi falje në një mënyrë shumë të sinqertë, por ajo që bëri ishte e tepërt duke njohur edhe kodin e etikës këtu tek Bayern.
Të gjithë njerëzit gabojnë, megjithatë unë në këtë rast jam avokati i Mane. E them edhe njëherë, nuk ekziston një qenie perfekte.



