
Koha po kalon si pa e kuptuar dhe Jonathan David vijon të demostrojë potencialin me Lillen.
Kanadezi konsiderohet nga ekspertët ndër më të rrezikshmit e Europës, për të cilin në asnjë merkato të kaluar nuk kanë munguar kandidatët.
Edhe në atë të verës e njëjta gjë do të ndodhë për arsye se rendimenti i shfaqur në fushën e lojës ka patur rritje në sezonin aktual.
Sfida do të përqëndrohet në Premier League, kampionat në të cilin do të luftojnë pesë skuadra, duke filluar nga Tottenham Hotspuri, Manchester United, Chelsea, Newcastle dhe Liverpooli.
Pesë sezonet me ‘’ Les Dogues ‘’ kanë rikonfirmuar cilësitë në metrat e fundit, lojtar i cili në aktualin numëron 22 gola dhe 9 asiste në 39 sfida.
Për më tepër eksperienca në kompeticionet europiane është një plus për 25 vjeçarin, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë në vetëm pak muaj.
Mënyra se si luan është e përshtatshme për futbollin anglez, i cili gjithmonë është shquar si shumë i shpejtë, fizik dhe ndër më të bukurit e Europës.
Megjithatë, gjithçka do të varet nga ofertat e pretendentëve dhe duke marrë parasysh se janë anglezë, sigurisht pritet që ato të jenë bindëse.



