Dëmtimi i rëndë i Osimhen, kirurgu: Kishte 20 fraktura në fytyrë, syri doli nga orbita

Dëmtimi i rëndë i Osimhen, kirurgu: Kishte 20 fraktura në fytyrë, syri doli nga orbita

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e fundjavës ndaj Interit, nga i cili do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 3 muaj.

Lojtari pësoi disa fraktura në fytyrë dhe iu nënshtrua një operacioni shumë të vështirë. Së fundmi ka qenë kirurgu, Gianpaolo Tartaro, i cili ka zbuluar vështirësitë e mëdha, gjatë operacionit të Osimhen, duke thënë se syri i doli nga orbita dhe bënë 3 prerje në fytyrë.

“Dëmtimi i tij nuk ishte një frakturë e thjeshtë, pasi ka përfshirë disa kocka të fytyrës. Nuk ishte një traumë nga përplasja, por nga shtypja, u krijua një dëm shkatërrimtar nga forca kinetike e përplasjes. Për të rindërtuar pjesën e thyer më është dashur të vendos 6 pllaka dhe 18 vidha. Është ende herët për të folur për rikuperimin, pasi ndërhyrja ishte e vështirë, gjendja e fytyrës së lojtarit ishte shumë e keqe, por ju garantoj që gjithçka ka përfunduar me sukses.

Kocka ishte thyer në shumë pjesë. Mund të kishte rreth 20 fraktura të ndryshme. Kemi kryer tre orë e gjysmë ndërhyrje. Na është dashur të bëjmë tre prerje në pjesë të ndryshme të fytyrës. Ndaj për fat të keq, 90 ditët që flitet si pushim i detyruar, janë mëse reale. Të shohim se si përgjigjet orbita e syrit dhe nervi. Syri ka dalë nga orbita, ndaj duhet të kemi shumë kujdes. Si tifoz, do të dëshiroja ta shihja në fushë, por duhet të presim kohën e duhur”, tha kirurgu italian, Gianpaolo Tartaro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy