Chelsea zhgënjen sërish, Manchester City realizon “poker” dhe shkëputet në krye (VIDEO)

Chelsea zhgënjen sërish, Manchester City realizon “poker” dhe shkëputet në krye (VIDEO)

Chelsea ka zhgënjyer sërish në Premier League, teksa ditën e sotme nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Wolves. “Blutë e Londrës” përveç se me rezultat, zhgënjyen edhe me lojë, duke mos arritur të krijojnë shumë raste për të marrë fitoren.

Ky është barazimi i dytë radhazi për skuadrën e Tuchel në kampionat, që tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 38 pikë, 2 më pak se Liverpool që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Ndërkohë Manchetser City nuk ka falur, teksa ka mposhtur me shifrat e thella 0-4 Newcastle.

Skuadra e Guardiolës shkëputet kështu në krye të renditjes me 44 pikë dhe vazhdon e qetë përpara, duke pritur për të mësuar rezultatin e Tottenham-Liverpool.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy