
Ish-lojtari Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për fitoren e Partizanit në Kupë ndaj Korabit, me rezultatin 3-1.
Tahiri tha se fusha në Peshkopi ishte shumë e rënduar dhe kjo ndikoi në mënyrën e lojës, pasi shtoi se në disa vende topi nuk qarkullonte fare.
Partizani ka shumë lojtarë brenda që duhet t’i përdorë në Kupë, për të marrë minuta. Fusha e Korabit ishte shumë e rënduar. Vende-vende nuk qarkullonte topi. Mund të ishte ndeshja më ndryshe nëse fusha do ishte shumë mirë. Fusha shpesh nuk i la lojtarët për të luajtur dhe për të treguar teknikën.
Partizani u fut për të fituar ndeshjen. Kur është Skuka, ka një marsh tjetër skuadra. Të dy golat e Partizanit, mund të shmangeshin nga Korabi. Maguette ishte në ritmin e duhur. U futën edhe lojtarë të rinj, bënë mirë dhe dhanë atë që duhej.



