Humbja ndaj Interit në Superkupë, Allegri: Urova ekipin për paraqitjen

Humbja ndaj Interit në Superkupë, Allegri: Urova ekipin për paraqitjen

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pavarësisht humbjes në finalen e Superkupës ndaj Interit, u shfaq i lumtur për lojën që ekipi i tij tregoi. Pas ndeshjes, italiani u shpreh se luajtën ndaj ekipit më të mirë të kampionatit, ndërsa shtoi se zemërimin bardhezinjtë duhet të tregojnë në kompeticionet ku marrin pjesë.

“Ishte një lojë e vërtetë, një test i mirë për ne për të parë se ku jemi. Fatkeqësisht, futbolli ndonjëherë duket sikur është shpikur nga djalli.

Bëmë një gabim naiv pesë sekonda nga fundi, por luajtëm kundër ekipit më të fortë në Itali për momentin dhe patëm disa raste, duke i lejuar Interit shumë pak. Ne luftuam në 10 minutat e para, por më pas bëmë shumë mirë.

Një humbje pesë sekonda nga fundi dhemb, por ne duhet ta përdorim atë zemërim për Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

Duhet të shohim anët pozitive, skuadra po përmirësohet, veçanërisht fizikisht. Ishte një ndeshje e vetme, nuk shkoi ashtu siç donim, kështu që tani fokusohemi në kampionat.

Kjo është dëshmi se ka një qasje të unifikuar nga të gjithë. Pavarësisht gabimit në fund, ne pamë Alex Sandron të kthehej në nivelin e tij të zakonshëm, ndërsa Daniele Rugani bëri sërish mirë në mbrojtje pas ndeshjes me Romën.

I urova djemtë për paraqitjen, pasi nuk ishte e lehtë. Kur humbet një ndeshje të tillë, veçanërisht një trofe, pesë sekonda nga fundi dhe duhet të shikosh kundërshtarët duke festuar, kjo do të jetë e dëmshme. Ne duhet ta përdorim atë në vazhdim”, përfundoi trajneri i Juventusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy