Arsenali, synon Isak Hien

Arsenali, synon Isak Hien

Vetëm pak kohë i është dashur mbrojtësit Isak Hien për tu shëndërruar në një ndër më të rëndësishmit tek Atalanta.

Suedezi e ka bërë krenar Gian Piero Gasperinin, të cilit ia ka shpërblyer besimin.

25 vjeçari është konsoliduar tek bergamaskët dhe për të tashmë Arsenali ka filluar tratativat për ta tranferuar në ‘’ Emirates Stadium ‘’ gjatë merkatos dimërore.

Stili i lojës dhe mënyra se si e menaxhon topin e ka impresionuar Mikel Artetan, një trainer i cili kërkon të ndryshojë historinë me ‘’ Topchinjtë ‘’ në çdo kompeticion.

Aspekti fizik dhe shtatlartësia i japin avantazhe sidomos në dyluftime dhe duelet një kundra një  dhe sipas zërave të fundit, krerët e londinezëve janë të gatshëm të ofrojnë deri në 50 milionë euro për nordikun.

Edhe tek Suedia Isak Hien e ka konsoliduar vendin e titullarit të padiskutueshëm, fakte që demostrojnë se karriera e tij është në drejtimin e duhur.

Nëse do të transferohet në Londër, sigurisht do të përkthehej një sukses, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik, pavarësisht se në sezonin e shkuar e fitoi Europa Leaguen me të ashtuquajturën ‘’ Mbretëreshën e Italisë ‘’.

Nxënësi i Gian Piero Gasperinit i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat në 6 sfidat e para të sezonit aktual dhe pritet edhe një reagim nga drejtuesit e Atalantës në lidhje me interesin e Arsenalit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy