Thomas Tuchel nis "fshesën" tek PSG, i pari që largohet është Dani Alves

Thomas Tuchel nis "fshesën" tek PSG, i pari që largohet është Dani Alves

Trajneri i ri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, e ka marrë me mjaft entuzizëm aventurën e tij në kryeqytetin francez, ku ka vizituar ambientet stërvitore të klubit parizien dhe ka filluar që tani të japë udhëzime për mënyrën se si kërkon që grupi i tij i punës të punojë. 

Sipas medias franceze "Le Parisien", Tuchel ka piketuar edhe lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij. I pari në listën e shumtë të lojtarëve është braziliani Dani Alves. 35-vjeçari u transferua verën e shkuar në Paris, por duket se e ardhmja e tij do të jetë larg Parisit. Një tjetër futbollist që është jashtë preferencave të trajnerit gjerman është Lyvin Kurzawa. 

Futbollisti i kombëtares franceze ka zbritur në fushë si titullar në 20 takime nën drejtimin e Emery, por për Tuchel nuk është një futbollist i domosdoshëm. Emrat që plotësojnë "listën e zezë" janë Thomas Meunier dhe Yuri Berchiche. 

Ajo që bie në sy është fakti që të 4 lojtarët janë pjesë e repartit të mbrojtjes, pra duket qartë që në analizën e Thomas Tuchel, mbrojtja ka qenë pika më e dobët e PSG-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy