
Problematikat e theksuara tek Chelsea në aspektin e organizimit pritet që të shoqërohen me disa largime gjatë merkatos së janarit.
E ardhmja e disa komponentëve kyç në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është vënë seriozisht në dyshim dhe nga kjo listë s’mund të përjashtohet as Enzo Fernandez.
Argjentinasi sipas L’Equipe pretendohet nga Paris St Germain, një ndër klubet më potentë në aspektin ekonomik dhe pa dyshim ndër më cilësorët në atë sportiv.
Falë kapacitetit të Luis Enriques shumë gjëra kanë ndryshuar tek ‘’ Les Pariziens ‘’, trainer i cili gëzon mbështetjen e padiskutueshme të presidentit Nasser Al Khelaifi.
Duhet kujtuar se kampioni në fuqi i botës me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ u transferua tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ në janarin e 2023-shit për shifrën e 121 milionë eurove dhe që asokohe e ka fituar me meritë vendin e një lideri në formacionin titullar.
Kontrata e Enzo Fernandez përfundon në 30 qershorin e 2032-shit dhe në fakt për kampionët në fuqi të Champions Leagues do të jetë paksa e vështirë ta arrijnë këtë marrëveshje.
Dyert e ‘’ Parque de Princes ‘’ i janë hapur nga i ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’, një ndër më të mirët në training i cili beson se me potencialin e tij mund ti japë shumë Paris St Germain në të ardhmen.



