
Që prej largimit nga Real Madridi në çdo merkato është përfolur për të ardhmen e Zinedine Zidanes.
‘’ Zizou ‘’ fitoi disa tituj të rëndësishëm me ‘’ Galaktikët ‘’ në të shkuarën, përfshirë edhe tre Champions League dhe thuhet se është drejt rikthimit në stol.
Së fundmi drejtuesit e Federatës së Francës kanë menduar për ish mesfushorin, kampion bote në 1998-tën me ‘’ Trikolorët ‘’.
Didier Deschamp e ka bërë me dije se do të largohet nga ‘’ Gjelat ‘’ pas përfundimit të Botërorit të 2026-tës dhe në fakt Zinedine Zidane konsiderohet i duhuri për vijimësinë.
Vlen për tu përmendur se 53 vjeçari gjithmonë e ka shprehur dëshirën për ti drejtuar dy herë kampionët e botës, i cili e ka treguar edhe tek ‘’ Galaktikët ‘’ se çfarë është i aftë të bëjë.
Në vitet e fundit Zinedine Zidane ka refuzuar oferta nga klube të rëndësishëm pasi ëndërra e tij lidhet me drejtimin e Francës.
Një kombëtare e këtij niveli sigurisht ka nevojë për një trainer me përvojë dhe sidomos të suksesshëm dhe Zinedine Zidane i përmbush këto kushte.



